Në një kohë kur në terren kanë zbarkuar Forcat e Armatosura, në mbështetje të Policisë së Shtetit, vjen një reagim nga kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Balla iu ka kthyer një përgjigje të gjithë atyre që ishin kundër që ushtria të dilte në rrugë, ndërsa thekson se kjo u bë për disa arsye.

MESAZHI I BALLËS
Për të gjithë ata që u “shqetësuan” se pse forcat e armatosura shqiptare dolën nga kazermat
✅ për të garantuar respektimin e distancës në çdo dyqan ushqimor/supermarket dhe bankë në fashat e orareve 05.00 – 13.00,
✅për operacionin humanitar duke shpërndarë ushqimet dhe ilaçet tek moshat e treta që janë vetëm, të shohin se si sot në Neë York ushtria amerikane doli në rrugë.
Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar thirrjen e Guvernatorit të New York Andreë Cuomo për të angazhuar ushtrinë amerikane për të kontrolluar ruajtjen e distancës dhe zbatimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit në vend, ndërkohë që shteti i Neë York tani ka 20,875 raste të konfirmuara me Covid-19, përfshirë 5,707 raste të konfirmuara sot.
?Ndiqni këshillat e specialistëve
?Respektoni oraret
?Mbani rradhën në supermarkete e banka
?Ruani distancën 2 metër nga njëri – tjetri
?Respektoni masat mbrojtëse në ambjentet publike
?Qëndroni në shtëpi me familjet tuaja
??Mirënjohje çdo efektivi të FA e Policisë së Shtetit në krye të detyrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: