Kreu i Grupit Parlametnar të PS-së, Taulant Balla përmes një postimi në Twitter thotë se PE përkrah fuqishëm hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe shpreh mirënjohjen për të gjithë ata që kanë adresuar mesazhe inkurajuese.

“Parlamenti Europian përkrah fuqimisht hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor 2019. Mirënjohës ndaj mesazheve inkurajuese #TunneKelam @CDPreda @knufleckenstein @JFLopezAguilar @BasBelderMEP @ilhankyuchyuk @MeszericsT”,- shkruan Balla

Duke u ndalur tek kriza politike, socialsiti thotë se PE i dha një mesazh të qartë opozitës kur i kërkoi të braktisë, atë që e quan kurs të rrezkishëm politik duke iu kthyer jetës institucionale.

“Partia Socialiste mirëpriti përfshirjen e kolegëve tanë të Parlamentit Europian që i kërkuan opozitës të braktisë kursin e saj të rrezikshëm politik, ndalimin e dhunës dhe kthimin në jetën institucionale dhe përfshirjen e tyre në listën e deputetëve për të nderuar mandatin që elektorati u dha atyre”,- shton Balla.

Whatsapp Image 2019 02 28 At 16.01.04
Whatsapp Image 2019 02 28 At 16.01.04

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb