Presidenca njofton sot se do t’i bashkohet manifestimit të 2 marsit edhe Ismail Morina, i njohur si Ballist Morina. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i cili njofton se Morina iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve, që të përkrahin Presidentin.

Kujtojmë se Ballist Morina u bë i njohur në ndeshjen Serbi-Shqipëri, të luajtur në Beograd, ku u bë heroi i kësaj sfide, pasi hodhi dronin me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, duke shkaktuar polemika të mëdha.

Ballisti jeton në Itali, pasi i shpëtoi burgimit në Serbi, për shkak të trazirave që shkaktkoi në ndeshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb