Xhevahir Morina, vëllai i Ballist Morinës ka hapur menjëherë televizorin për tu siguruar nëse lajmi i ekstradimit të vëllait të tij drejt Italisë ishte i vërtetë.

I kontaktuar nga gazetarja e News 24, Klodjana Lala, Morina është surprizuar dhe e ka cilësuar si lajmin më të mirë që ka marrë ndonjëherë, atë që i vëllai nuk do të ekstradohet nga Koroacia në Serbi.

“Po të jetë i vërtetë ku ka lajm më të mirë, gëzoj si vëllau për vëllain. Ishim në depresion prej kaq muajsh, ky patjetër është lajmi më i mirë. Unë kam folur katër ditë më parë me Ballistin , por nuk di asgjë për këtë vendim. Nuk kam biseduar më, nuk më ka treguar asgjë”,- thotë ai me zërin që i dridhet nga gëzimi dhe emocionet.

“BalkanWeb” mësoi sot se Ismaili është ekstraduar ditën e djeshme nën masa të rrepta sigurie drejt një burgu në Itali, ndonëse Serbia priste të vuante atje dënimin, pasi sipas tyre personi që ngriti dronin me flamurin e Shqipërisë së Madhe në Beograd ka nxitur urrejtje mes popujve.

Ekstradimi drejt Italisë mendohet se do t’i krijojë lehtësi Ballistit për të vazhduar gjykimin i cili në si fund pretendon se do ta shpallë të lirë.

Kujtojmë se Ismail Morina prej disa vitesh është rezident së bashku me familjen e tij në Itali. Edhe bashkëshortja e Ballistit është italiane. Ai qëndroi në brugun e Zagrebit prej datës 10 qershor të vitit 2017, kur policia kroate në fillim zbatoi një kërkesë të shtetit serb, i cili kishte nxjerrë një urdhërarresti ndërkombëtar për ndalimin e “Ballist” Morinës, por pas disa seancash gjyqësore drejtësia kroate rezistoi, duke mos plotësuar kërkesën e drejtësisë serbe për gjykimin e Ismail Morinës në Beograd.

Me trasferimin e tij në Itali, duket se edhe lirimi përfundimtar për të është shumë pranë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb