Pak orë para ndeshjes me Danimarkën, djemtë e Kombëtares janë vizituar nga autori i Dronit, Ismail Morina. Ka qenë vetë Ballisti, i cili ka publikuar foton me ta në profilin e tij të Facebook.

Ai është pritur nga kapiteni Lorik Cana, Shkëlzen Gashi, Bera Xhemshiti, Ermir Lenjani, Elseid Hysaj dhe Taulant Xhaka.

“Warm up/nxemje para ndeshjes…GATI !!!!”, shkruan Ismail Morina në facebook.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: