Ismail Morina, i njohur ndryshe si Balllisti, është ekstraduar ditën e djeshme nën masa të rrepta sigurie drejt një burgu në Itali.

Prej disa muajsh Ballisti qëndronte i burgosur në Kroaci dhe kërkohej nga Serbia që të ekstradohej atje për të kryer dënimin, pasi sipas tyre personi që ngriti dronin me flamurin e Shqipërisë së Madhe në Beograd ka nxitur urrejtje mes popujve.

Edhe pse jo zyrtarisht, kjo me sa duket është zgjidhja që avokati i tij kroat ka mundur të gjejë, duke hedhur poshtë kërkesën për azil në Kroaci, që ishte opsioni i parë për të shpëtuar nga ekstradimi në Serbi, raporton gazetarja Klodiana Lala për “BalkanWeb”.

Kjo mendohet se do t’i krijojë lehtësi Ballistit për të vazhduar gjykimin i cili në si fund pretendon se do ta shpallë të lirë.

Kujtojmë se Ismail Morina prej disa vitesh është rezident së bashku me familjen e tij në Itali. Edhe bashkëshortja e Ballistit është italiane.

Ai qëndroi në brugun e Zagrebit prej datës 10 qershor të vitit 2017, kur policia kroate në fillim zbatoi një kërkesë të shtetit serb, i cili kishte nxjerrë një urdhërarresti ndërkombëtar për ndalimin e “Ballist” Morinës, por pas disa seancash gjyqësore drejtësia kroate rezistoi, duke mos plotësuar kërkesën e drejtësisë serbe për gjykimin e Ismail Morinës në Beograd.

Me trasferimin e tij në Itali, duket se edhe lirimi përfundimtar për të është shumë pranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb