TIRANE

Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu i pranishëm sot në rezistencën e banorëve të Bulevardit të Ri, shtëpitë e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe, u shpreh se policia me urdhër të Ramës i ka dhunuar.

Sipas Balliut, kryeministri Rama me dëshirën e tij të plotë vendosi jo vetëm të mos i dëmshpërblejë por edhe t’i shkatërrojë banesat e këtyre banorëve.

Edi Rama dhe Erion Veliaj kërkojnë të shkatërrojnë shtëpitë e qytetarëve shqiptarë. Me akte barbare si pushtues, Edvin Rama kërkon të shkatërrojë shtëpitë në Bulevardin e Ri pa i kompensuar banorët dhe pronarët. Qytetarët të marrin masa, pasi babëzia e tij snjeh kufi. 
Qytetarë duhet të marrin në dorë fatin e pronave dhe familjeve të tyre. 
Sot në mënyrën më barbare, me urdhër të Edi Ramës policia ka dhunuar këto qytetarë të cilëve po i prishen shtëpiat. Të kuptojmë çfarë ka ndodhur këtu.

Ky është loti i tretë. Këto banorë që janë pronarë të këtyre shtëpiave, që bëjnë rreth 33 shtëpia i është bërë një vlerësim për shtëpiat e tyre dhe dihet që vlerësimi bëhet për t’i dëmshpërblyer. Më pas Edi Rama me dëshirë të tij, me vendim të tij vendosi të mos i dëmshpërblejë, thjesht vendosi si pushtues të shkatërrojë banesat e këtyre banorëve.

E vërteta është se protesta e këtyre banorëve ka filluar rreth 3-4 muaj më parë, kur kjo gjë është evidentuar. Duhet  të kemi parasysh se loti 1 dhe 2 janë dëmshpërblyer, ndërsa në lotin e 3 pavarësisht se bëhet fjalë për të njëjtin projekt, qeveria vendosi të mos i dëmshpërblejë.

Dua të falënderoj aktin e lartë moral të banorëve të Unazës, protestuesve të Unazës që erdhi në mbështetje të këtyre banorëve. Çdo qytetar duhet të marrë shembull. Të gjithë qytetarët duhet të bashkohen për të mbrojtur njëri tjetrin nga ky pushtues. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mbrojnë njëri tjetrin nga ky njeri.

Përballë këtij njeriu nuk ka ligj, se ligji ka rënë drejtësia ka rënë. I ftoj këta qytetarë që në datë 13 të marrin në dorë fatet e vendit, për të zhdukur Rilindjen një herë e mirë.”-u shpreh Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb