Klevis Balliu, drejtuesi politik i PD për Tiranën, mbajti një fjalim sot para qytetarëve të Kasharit, ku prezantoi Myslim Murrizin si kandidat për deputet. Ky aktivitet u shënua nga një pjesëmarrje masive e banorëve të Kasharit, të cilët treguan mbështetje të madhe për zgjidhjet që ofron opozita ndaj problemeve të shkaktuara nga qeverisja e Edi Ramës.

Balliu kritikoi ashpër 12 vitet në pushtet të Ramës, duke e akuzuar për mashtrim, dhunë dhe vjedhje të qytetarëve për të pasuruar veten. Ai theksoi se korrupsioni i qeverisë ka shkaktuar probleme të mëdha ekonomike dhe sociale për shqiptarët. Mesazhi i tij ishte i qartë: zgjidhja e këtyre problemeve është vota për “Aleancën për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet e 11 Majit.

Ky aktivitet në Kashar ishte një thirrje për qytetarët të votojnë kundër sistemit të korrupsionit dhe për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

Postimi i drejtuesit politik të PD për Tiranën, Klevis Balliu:

Kashari mblidhet masivisht rreth zgjidhjeve të problemeve që shkaktoi hajdutëria e Ramës. 🔥

Sot në degën 13, Njësia Administrative Kashar, drejtuesi politik Klevis Balliu prezantoi kandidatin për deputet Myslim Murrizi, me një pjesëmarrje masive të qytetarëve të Kasharit. ✌🏻🇦🇱

Në këto 12 vite, Edi Rama ka mashtruar, ka dhunuar si dhe ka vjedhur qytetarët për të mbushur xhepat e tij. 💵🤬

Korrupsioni i tij ka shkaktuar dhimbje të tmerrshme në jetën e shqiptarëve, duke krijuar probleme të thella ekonomike. ❌📉

Zgjidhja e këtyre problemeve është vota për Aleancën për Shqipërinë Madhështore në 11 Maj. 🗳️

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb