Botuesi Fahri Balliu i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka thënë se Presidenti Ilir Meta si çdo president tjetër është sovranist kurse Rama me veprimet që po bën është rrezik kombëtar.

Më tej Balliu shprehet se Rama rrezikon kombin dhe institucionet dhe ka për t’u hequr si kryeministër përpara se vendi të shkojë në zgjedhje.

”Jo deklaratat sovraniste, po çdo president është sovranist sepse përfaqëson kombin dhe popullin.
çdo president edhe Mejdani, edhe Mojsiu, edhe Nishani përshkohen nga filli i sovranizmit sepse presidenti atë përfaqëson.
Kombi po rrezikohet, rrezikohen institucionet që ky i ka gllabëruar për përdorim privat. Po shkatërrohen institucionet.
Rreziku që po fshaq Rama që është rrezik kombëtar me veprimet që bën. Ai do të hiqet përpara zgjedhjeve prandaj ky është karakteri sovranist.”- tha Fahri Balliu.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb