Ivan Balliu ishte një nga dy lojtarët, së bashku me Taulant Xhakën, që nuk ishte i pranishëm në sfidat e shtatorit. Anësori kuqezi duket se ka lënë pas atë dëmtim të lehtë të pësuar teksa është rikthyer të jetë një nga protagonistët kryesor tek ekipi i tij, Rayo Vallecano. Balliu ishte i papërmbajtshëm në sfidën kundër Cadiz teksa mori pjesë në dy nga tre golat e shënuar.

Në minutën e 44-ët, dhuroi një asisit fantastik për Radamel Falcao me këtë të fundit që dyfishojë shifrat. Mbetet për tu parë nëse Reja do ta ftojë sërish për dy sfidat e Tetorit kundër Hungarisë dhe Polonisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: