TIRANË

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu po proteston në krah të qytetarëve tek “Unaza e Re” në zonën e Astirit. Ai tha se Partia Socialiste po punon për zgjedhjen e emrave për zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa shtoi se kjo lëvizje është e kotë pasi opozita dhe qytetarët nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.

Sipas tij, kryeprokurorja Arta Marku nuk gjen dot prova për të mbajtur në burg pjesëtarët e grupit ‘Bajri’, por fut në ambientet e qelisë qytetarët e ndershëm. Demokrati në fund i ftoi qytetarët e zonës së “Astirit” të bashkohen të shtunën në protestën kombëtare të opozitës së bashkuar.

“Opozita nuk do të marrin pjesë në zgjedhje dhe qytetarët nuk do të marrin o pjesë në zgjedhje. Sot përballë nesh janë një grup  banditësh. Sot kemi përballë një Arta Marku, e cila nuk gjen prova për të mbajtur në burg Bajrat, por gjen prova për të mbajtur qytetarët e lirë në burg.Ditën që u arrestova unë me qytetarët, ata liruan Bajrat, sepse iu duhen për të vjedhur shtëpinë. Të gjithë nesër orën 18:30, të bashkohemi si vëllezër dhe motra të jemi përballë kryeministrisë jo për të sjellë PD në pushtet, por për të  shpëtuar kombin”-tha Balliu gjatë fjalës tek zona e Astirit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb