Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka kërkuar drejtësi për banorët e Astirit, ndaj të cilëve sipas tij po ushtrohet presion për t’u tërhequr nga gjykata dhe prokurori të korruptuara.

Duke u ndalur tek 25 prilli, Balliu u shpreh i bindur se Partia Socialiste do dalë forcë e tretë dhe do të masakrohet në zgjedhje.

“Ne e kemi informuar policinë për protestat në Astir, sepse kemi qenë aty në shesh përditë. Nuk kemi asnjë njeri të arrestuar për atë aferë, të vetmit që janë arrestuar janë banorët e Unazës. Banorët e Unazës duruan presionin dhe represionin e këtyre dhe dolën kryelartë nga kjo betejë.

Duan të presionojnë banorët me gjykatë të korruptuar. këta vetëm shkatërrojnë, tek Unaza, Teatrin, tani Maternitetin. Partia Socialiste po shkon drejt shkatërrimit, do të dalë parti e tretë në zgjedhje. Politikisht, këta do të masakrohen në zgjedhjet e 25 prillit. Nuk do gjejnë vrimë miu ku të futen, pasi do përballen me drejtësinë”, tha Balliu.

 

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: