Ballkani ka siguruar një fitore të rëndësishme në garën për titullin kampion në Kosovë. Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka mundur 1-2 Dritën në transfertë.

Skuadra nga Suhareka “tundi rrjetën” me Korenicën dhe Dellovën, ndërsa për vendasit të vetmin gol e realizoi Jashari.

Gara për titullin kampion sa vjen e bëhet më e fortë. 3 javë përpara fundit të kampionatit, Drita kryeson me 66 pikë, po aq sa ka edhe Ballkani i vendit të dytë. Në fundin e tabelës qëndron Drenica.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: