Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për nismën ‘’Ballkani i hapur’’ dhe ftesën e fundit të Ramës për Malin e Zi.

Lubonja thotë se Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja kanë të treja probleme me Serbinë dhe kanë arsye pse nuk i bashkohen kësaj iniciative.

Ai theksoi se ka dyshime për këtë nismë teksa duhet të sqarohet pozicioni i Shqipërisë, pra se sa vendi është i aftë të konkurrojë ekonomikisht në treg.

Nga ana tjetër Lubonja thekson se ekziston rreziku që nëse Serbia fuqizohet ekonomikisht nga kjo nismë, atëhere është shumë më e lehtë të përfitojë territorialisht.

‘’Politike është në të dyja rastet, edhe sikur të ketë rezultat dhe sikur mos ketë rezultat. Problemi ësthë çfar rezultati ka kjo, e parë edhe si mundësi për tu realizuar edhe si propagandë.

Ju përmendët Malin e Zi, Bosnjen dhe Kosovën. Nëse do ju pyes unë a keni lexuar ndonjë gjë se pse Bosnja, Mali i Zi, Kosovën e kemi më të qartë nuk bashkohen, nuk japim dot përgjigje. Kanë arsye dhe ato.

Fakti që Rama shkon me Vuçiç dhe Zaev, përpiqet të sqarojë kontradikta, kemi opozitë të paaftë që nuk di të mbajë qëndrim për këtë. Fakti që këtu ne nuk sqarojmë dot edhe nëpërmjet mediave tregon që kemi një vend ku merr vendimet Komitetin Qëndror me shokun Enver në krye.

Unë ngre dyshimet e mia, fakti që 3 shtete ku Serbia ka problem serioze nuk pranojnë, Bosnja sepse është Republika Srpska aty, interesat dhe konfliktet. Mali i Zi që përsëri është dhe s’është i Serbisë. Kanë parti pro-serbe aty. Kosova po ashtu, tregojnë që ka ai dyshimi, që ngrihet nga Kosova që është në shërbim të Serbisë qëndron.

Disa gjëra të tjera i kam thënë, sa jemi të aftë të konkurrojmë dhe sa kjo iniciativë në pikëpamje ekonomike na bën më të varur ku nuk jemi kompetitivë në treg. Këto debate duhet të ishin bërë, nuk bëhen. Na thonë Europa, Europa. Pse s’ka Europa 1 mijë probleme?

Operatorët tanë ekonomikë do thoni ju. Ata që nuk flasin, nuk flasin dhe për shumë gjëra të tjera. U shkatërrua Shqipëria, s’kam parë të flasin operatorë, edhe për zjarret, turizmi shkatërrohet aty.

Unë nuk e di, shumë gjëra kanë dështuar këtu, ishte dhe iniciativa e Berlinit. Ne flasim sa e drejtë apo jo është. Si qasje ka një problem thelbësor, e thashë dhe herës tjetër, është qasja. Grenell që rrëzoi qeverinë e Kurtit dhe mbështeti një qeveri

Qasja e tij ka qenë rregullojmë njëherë ekonominë, pastaj zgjidhim problemet politike. Ka dhe një qasje tjetër, zgjidh problemet politike, zgjidh sigurinë politike se ky është konflikt i ngrirë. Ti nuk di akoma do jetë sipas serbëve se Kosova është pjesë e Serbisë. Si projekti i Grenellit, do shkëputej një pjesë e Mitrovicës, do bëhej Shqipëri e Madhe. Ekonomia nuk zhvillohet dot kështu. Cilët janë projektet. Ka 1 mijë aktorë që nuk janë përfshirë. Kjo mbetet një ‘shoë’ apo kërcënim, ja ne ndërtojmë një Ballkan alternative ndaj Europës. Lidhja Rama- Vuçiç- Zaev është e rrezikshme. Çfarë shtet do të ndërtosh? Autoritare apo të hapura.

Deri dje Edi Rama shkonte në Prizren, bënte lidhje, bashkimi, qeveria, projekte, Kosova njërën-tjetrën. A nuk ju duket anormale të ballafaqohet me projektin e tij, jo kështu në këtë formë. Pse është kundër ai aty? Aq kollaj? Këta i detyruan të firmosin në Uashington. Tek Trump gjëra që ishin kundra. Kështu do imponohen gjërat? Këtu është liqeni i famshëm, që nuk dihet i kujt është. Apo bëjmë një Serbi që fuqizohet, të pushton ekonomikisht dhe pastaj e ka më të lehtë të të pushtojë edhe territorialisht. Këto janë problem që Shqipëria s’mund ti anashkalojë. ‘’- tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb