Ish-zëvendësministrja e Jashtme Edith Harxhi, e ftuar në emisionin “Open” në News24, ka diskutuar në lidhje me nismën Ballkani i Hapur. Ajo është shprehur se pavarësisht se mund të ketë nisur si një nismë ekonomike, është e qartë që ajo ka një karakter politik.

Ajo ka sqaruar se Kosova nuk mund të jetë pjesë e nismës dhe të ulet në të njëjtën tryezë me Serbinë, për sa kohë pozitat nuk janë të barabarta. Harxhi tha se nuk mund të ndodhë për sa kohë Serbia nuk njeh Kosovën dhe nuk kërkon falje për krimet.

“E para nuk asnjë nismë që është e pastër vetë ekonomikisht, të gjitha kanë një lidhje me politikën. Mund të nisin si ekonomike por kur janë pastaj 2 palëshe janë edhe politike. E dëgjova zotin pëllumbi për rritjen e shkëmbimeve, nuk di të ketë ndodhur. Shoh një problem me produktet shqiptare që për shkak të shkëmbimeve me Serbinë dhe tarifave zero po hidhe. Kjo po ndodh me qumështin pasi qumështi subvencionohet më shumë atje dhe depërton tregun tonë. Kishim tregun e përbashkët rajonal dhe CEFTËn. Kemi shumë marrëveshje me Kosovën por kemi probleme në dogana dhe kriza me produkte të ndryshme pasi nuk kemi krijuar një treg të përbashkët me Kosovën.

Nuk mund të funksionojë dhe është i dështuar edhe në aspektin ekonomik,.
Një nga deklaratat e Ramës ishte se si Serbia po na ndihmon për grurin. Si Hrushovi dikur në kohën e Enver Hoxhës.

E dyta ka të bëjë me se si mund të vijë Kosova në një tryezë kur kryeministri jonë flet për krimet serbe në ish jugosllavi, në një mënyrë nuk do doja të përdorja fjalën tallje por alegoria që përdori është e paudhë dhe e pamatur. Është e pamundur që kryeministri Kurti të ulet në këtë tryezë.

Pse nuk ulet Kurti? Për një arsye kryesore. E ka thënë që kur të njihen nga Serbia dhe të kërkohet falje do të ndodhë. Por kur mohohen marrëveshjet dhe krimet, kur nuk janë të barabartë, Kosova nuk mund të ulet në tryezë me agresorin, sepse është ende agresor”, është shprehur ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb