Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli sot për nismën ‘Ballkani i Hapur’. I ftuar në panelin “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, në kuadër të Forumit të Bratisllavës GLOBSEC 2022, Kurti theksoi se Kosova nuk duhet të hapet për ndërhyrje verilindore ose lindore.

Kurti para të pranishmëve theksoi se Kosova nuk duhet të hapet ndaj ndërhyrjeve verilindore dhe lindore. m“Ballkani Perëndimor 6 është i hapur për NATO-n, për BE-në, për Mbretërinë e Bashkuar, por nuk besoj që duhet të hapemi për ndonjë ndërhyrje verilindore ose lindore… Ne jemi në rregull me këtë dhe mbështetemi shumë te Procesi i Berlinit 2.0 tashmë, me një nisje të freskët nga kancelari Scholz…”, tha Kurti.
Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se nuk i beson atij grupit politikanësh që sh që besojnë të vetëmjaftueshmëria e Ballkanit Perëndimor.
Ai po ashtu ka folur për dialogun Kosovë-Serbi.

Kurti në panelin “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, në kuadër të Forumit të Bratisllavës GLOBSEC 2022 tha se qytetarët e Kosovës më shumë ofendohen pasi Serbia nuk pranon krimet e kryera në Kosovë sesa që nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb