Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është takuar ditën e sotme me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Ky takim është zhvilluar në kuadër të aktiviteteve të Samitit për Ballkanin Perëndimor “Promovimi i gjithëpërfshirës dhe solidaritetit të Europës.

Në këtë takim kryeministri Zaev dhe zëvendëskryeministri Abazoviç vlerësuan bashkëpunimin e dy vendeve për procesin e integrimit europian.

Gjithashtu biseda u fokusua në avancimin e marrëdhënies ekonomike si edhe përmirësimin e kushteve për tërhequr investitorë të huaj.

Zaev më tej deklaroi se e ardhmja e vendeve të Ballkanit duhet të fokusohet  tek bashkëpunimi, ndërsa shtoi e iniciativa rajonale “Ballkani i Hapur” krijon mundësi për kushte jetese më të mira për qytetarët në të gjitha vendet në rajon dhe krijon kushte për hyrje më të shpejtë në Bashkimin Europian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb