TIRANË

Përmes një postimi në facebook, nënkryetar i LSI Petrit Vasili ka replikuar me deputetin Tritan Shehu i cili në një status shkruante se “Ballkani i hapur” përkthehet “Ballkani i Rusisë”.

Postimi i plotë:

Replikë miqësore me Tritan Shehun!

Lexova me të njëjtën kënaqesi si ngahera postimin e sotëm të Tritanit lidhur me zhvillimet më të fundit në Ukrainë.
Por sot jam i detyruar të replikoj “fort” me të sepse Tritani thotë:

“Serbia, iniciatoria dhe lider e nismës “Ballkani i hapur”,, deklaron mosaderimin në frontin antiagresion.
Megjithëse me vonesë, i kërkoj:
1- Kryeministrit të distancohet nga ai projekt i “Jugosllavisë se Re”, projekt në të vërtetë edhe përçarës për Rajonin e shqiptarët, ndesh me interesat tona strategjike.”

I dashur Tritan, unë besoj absolutisht në sinqeritetin e fjalëve të tua, por po të pyes sinqerisht si mik i vjetër: vërtet e mendon se ky Rama do të guxoje të dalë kundër babait të tij të dashur Serbisë?
I dashur Tritan, Rama është nip i denjë i Rusisë. Sepse Rusia ka djalë Serbinë, që i polli Rusisë një nip të denjë si Rama, që i lëpin këpucët asaj si askush tjetër.

E si do guxojë ky Ramë, që e kanë futur në thes, që nga maja e këmbëve deri te veshet, qe te largohet e te distancohet nga Serbia dhe nga Ballkani i Hapur pro rus dhe totalisht antieuropian.
Ti e sheh pra Tritan, qe Rama per hir te babë Vuçiçit, me Ballkanin e Hapur me egersi i shkretoi mijra e mijra fermere shqiptare dhe i la pa buke e pa shprese, vetem e vetem qe babe Vucici djali i Putinit te ndihet mire dhe te gezoje.

Ti e ke pare i dashur Tritan, qe po ky Rame, po per hir te babë Vucicit e shiti Kosoven, kufijte saj si dhe gjakun e sakrificat e saj te pashembullta e tragjike te qindra vjeteve.
Rama, i dashur Tritan, qe ka qene gjithmone ne krah te genocidisteve serbe si Vucic, nuk ka se si te jete kunder Putinit dhe agresionit te tij çnjerezor ne Ukraine.

Ndaj i dashur Tritan me ” detyrove” te replikoj me ty, vetem qe te te kujtoj e te mos harrosh asnje here se ne se per ty dhe per mua atdheu dhe paqja jane te shenjta, per kete Ramen keto jane vetem placka ne tregun pervers te tradhetareve e genocidisteve ruso sllave.
P.S. Shihni FOTOT se si i qesh buza vesh më vesh Ramës me Lavrov e Vuçic dhe shihni fytyrën e vërtetë përballë shqiptarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb