Presidenti i Malit të Zi  Milo Gjukanoviç, ka folur në lidhje me nismën Ballkani i Hapur.

Në Forumin e Sigurisë Globsek të mbajtur sot në Bratislavë se Mali i Zi, ai u shpreh se kishte pikëpamje të ndara për nismën rajonale të Ballkanit të Hapur, duke shtuar se ishte mirë që nuk kishte dallim mes qeverisë, presidentit dhe parlamentit për qëllimin strategjik. Ai thotë se të gjithë duan që Mali i Zi të anëtarësohet në BE sa më shpejt të jetë e mundur.

“Kam dëgjuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç se kanë bashkëpunim të shkëlqyer me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por se ka një problem kur bëhet fjalë për kufirin me Kroacinë apo BE-në. Ky është një problem, sepse Ballkani i Hapur nuk bazohet në vlerat evropiane, por në bashkëpunimin rajonal”, tha Gjukanoviç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb