Kryeministri Edi Rama, do të shkojë nesër ne Beograd për të marrë pjesë në hapjen e Panairit të parë ndërkombëtar të verës, “Vizioni i verës” të Ballkanit të Hapur.

Në panair do të jenë të pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Panairi që do të mbahet nga data 1 deri në 4 shtator ka në fokus promovimin e turizmit të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ky panair, i pari i këtij lloji në Ballkan, do të bëjë bashkë 333 ekspozues verërash nga rajoni dhe bota, dhe pritet të ketë rreth 30 milionë vizitorë.

Më 2 shtator sipas mediave maqedonase është planifikuar pjesa politike e Iniciativës nga Ballkani i Hapur, ndërsa në mbrëmje kryeministri Dimitar Kovaçevski do të organizojë mbrëmje maqedonase, gjegjësisht ngjarje kulturore me degustimin e verërave dhe ushqimeve të shijshme maqedonase, të shoqëruar me muzikën e virtuozit Vllatko Stefanovski.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb