Raportuesi për Shqipërinë në CDU, Peter Beyer në një konferencë për mediat në Tiranë ka komentuar edhe situatën e krijuar së fundmi me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov.

Ky i fundit anuloi vizitën e planifikuar për në Beograd, pasi vendet e Ballkanit s’ia lejuan shfrytëzimin e hapësirës ajrore dhe më pas doli hapur në mbështetje të nismës “Ballkani i Hapur”, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

Referuar kësaj deklarate, gazetarët në Tiranë kërkuan një koment të Beyer, dhe deputeti i CDU u përgjigj duke thënë se “Rusia nuk duhet të përzihet në çështjet që nuk i takojnë asaj”.

“Pashë sesi ministri rus u soll dhe reagoi”, tha Beyer duke shtuar më tej se Ballkani Perëndimor duhet të ketë vëmendje dhe është me rëndësi të lartë stabiliteti në rajon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb