Në vazhdën e temës së ditës, atë të samitit të “Ballkanit të Hapur” në Ohër, analisti Artur Zheji shprehet se kryeministri Edi Rama është duke fyer rëndë Kosovën.

I ftuar në “Pikat mbi i”, me gazetaren Ola Bruko, ai u shpreh se me Kosovën na kanë ndarë me armë, por “asnjëherë në këtë mënyrë që po bën kryeministri Rama”.

“Na kanë ndarë me armë nga Kosova, por asnjëherë me cinizëm dhe mendje madhësinë e një kaposhi të fryrë që i jep vetes të drejtë të ndajë gjeografikisht Shqipërinë nga Kosova.

Shqipëri në mungesë të Kosovës, është e turpshme, sulm i rëndë ndaj Kosovës, dhe më vjen mire që në Kosovë ka vetëpërmbajtje për këtë tentativë për aksion gjeopolitik. Rama do të luaj aktorin e një vizionari përtej kufirit.

Është fyerje në publik që i bëhet vazhdimisht Kosovës”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb