Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron.

Ndërsa ka treguar detaje të bisedës, Vuçiç tha se biseda u fokusua bë çështjet e ndezura që kanë prekur Ballkanin Perëndimor.

“Sapo mbarova bisedën me presidentin e Francës, të cilin e falënderova për rolin e drejtë që Franca dhe ai personalisht ka në raport me Serbinë dhe qytetarët e saj. Biseda ishte thelbësore dhe shumë specifike për të gjitha çështjet e ndezura në Ballkanin Perëndimor. Serbia nuk është në një pozitë të lehtë, por jam i bindur se do të mund të gjejë rrugën dhe zgjidhjen më të mirë në ruajtjen e paqes dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e saj, për të ofruar siguri dhe të ardhme për fëmijët tanë”, ka shkruar Vuçiç në rrjete sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb