TIRANË

Një shtëpi e bukur, arreduar me shije e kujdes tregon për njerëz që e vlerësojnë jetën. Nuk është e thënë që gjithmonë të shqetësohemi e të kufizohemi nga mungesa e parave, madje është më argetuese të sistemosh bukur një ambient, ndoshta edhe me kosto 0. Arkitektja dhe pedagogia Agisa Xhemalaj shoqëruar nga kolegu i saj arkitekt, Donald Lutaj kanë propozuar mënyra origjinale si ne mund të ndryshojmë ballkonet dhe oborret.

Materialet e ripërdorura janë “kleçka” e gjithë bisedës në studion e emisionit “Vila 24” me moderatoren Androniki Kolka në “News 24’. Xhemalaj e Lutaj përmes videove të regjistruara gjatë punës shihen teksa zgjedhin shufra druri a qelq për të realizuar vazo të ndryshme që ngacmojnë fantazinë në ambientet ku ne preferojmë të shlodhemi. Alternimi me gurë natyralë jep përshtypjen e një sistemimi estetik po edhe të lirshëm. Në foto ilustruese, ata kanë komentuar paraqitjet konkrete të kombinimit të ristelave të drurit me bimë apo shufra hekuri, vendosjen e një lëkundese apo edhe stivën e druve për zgarë.

Teksa thekson rëndësinë e materialeve natyrale, Xhemalaj thotë se nuk do zgjidhte për një arredim në ballkon, tapet plastik bari, pasi ka tendencën të mbajë lagështirën, por propozon gjithmonë kënaqësinë për një vend që shlodh mendjen e kënaq syrin, falë përvojës së gjatë me klientët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: