Në Ballsh në një dhomë konvikti jeton një grua me djalin e saj 10 vjeçar Fabion. Babai i Fabios ka ndërruar jete para 5 vitesh gjatë një aksidenti me motor duke e lënë atë jetimë. Fabio me të emën banojnë në një dhomë të vogël konvikti me lagështirë e me pak mobilje ku të merret fryma, prej pesë vitesh nuk kanë energji elektrike, tualetin e ndajnë me familje të tjera në fund të korridorit ku natën dalin minjtë.

“E kam shumë të vështirë ta rris e vetme djalin. Ai me jep kurajo, vetëm 47 mijë lekë të vjetra rrojmë. Këtu ka qenë konvikt, nuk kam as frigorifer, as lavatrice as sobë. Vjen darka fikim qirun dhe flemë gjumë” thotë gruaja.

E ëma e Fabios siguron pak para me punë sezonale me vjelje. Shteti u jep 47 mijë lekë të vjetra në muaj. 10 vjeçari detyrat i bën pa perënduar dielli me një qiri që e kursen. Duket se jeta e Fabios është shkëputur nga veprat e Migjenit.

“Hamë çfarë të na japi fqinji, edhe pa bukë kemi fjetur. Rrinim pa ngrënë Na i prenë dritat para 5 vitesh se nuk i paguanim dot. Detryat i bëja me qiri. Më dhembnin sytë, nuk i bëja dot detyrat, kam frikë të shkoj në banjo se atje ka minj. Do doja që dhimbjet e mia të merrnin fund”, thotë Fabio.

Nënë e bir flenë herët të braktisur në këtë dhomë konvikti e pa asnjë shpresë se e nesërmja do të jetë më e mirë. Fabio thotë se përpiqen të kursejnë edhe qirinjtë. Jeta e tyre e përditshmë është mbijetesë.

Elvis dhe Fatma Naçi shkruan dhe takuan në dhomën e tyre Fabion dhe të ëmën. “Detyrat i bëj më qiri, kam frikë se këtu ka minj”,- i thotë Fabio Elvisit.

https://www.youtube.com/watch?v=Jo7YMr10C3M&feature=youtu.be

“Këto janë kushte shumë të vështira, ne kemi parë shumë raste të vështira, por ky rast është tmerr”,-thotë Fatma.
“Kjo është si në mesjetë, kjo qenka katastrofë. Mos u mërzisni. Kjo është e pabesueshme për në, në një dhomë me një fëmijë jetimë. Do i harrosh këto ditë do shikosh vetëm përpara, do shikosh gjëra të bukura tani e tutje, ti duhet të kesh shance të barabarta. Tani do shkojmë të shikojmë diçka më të mirë”,- i thotë Elvisi.

Elvisi dhe Fatma i dorëzuan çelsat e shtëpisë së re Fabios dhe nënës së tij. Një moment i bukur ky që emocionoi vogëlushin.
“Më mori një hero më tha, Elvis gëzo një fëmijë me jetimë, kjo shtëpi ka drita, i keni të gjitha kushtet tani”, -u thotë Elvisi duke i uruar për shtëpinë e re.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb