Shefi i Organizimit në PD i ftuar në studion e emisionit “Open” ka folur në lidhje me raportin e DASH mbi Shqipërinë dhe vërejtjet e SHBA-së për korrupsionin dhe presionin ndaj mediave në vend.

Gjatë analizimit të raportit mbi çështjen e kapjes së gjyqësorit, Balliu ka përmendur një shembull konkret duke thënë se nëse kërkon të denoncojë rrugën e Arbrit ose aksin Qukës- Qafë Plloçë do përballet me vështirësi.

Ai tha se rrugët bëhen nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ndërsa prokurorët i zgjedh motra e saj Pamela Qirko, e cila votohet në Kuvend po nga motra e saj Balluku, gjë që sipas tji është konflikt i pastër interesi.

“Unë dua të denoncoj rrugën e Arbrit ose aksin Qukës- Qafë Plloçë, rrugën e bën Balluku, prokurorët i zgjedh motra e Belindës, ka konflikt të pastër interesi, te cili gjyqtar i motrës së Belindës ta çoj çështjen unë?!”, u shpreh Balliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb