Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka inspektuar sot punimet në lotin 2 të pjesës Lindore të Unazës së Madhe të Tiranës.

Balluku deklaroi se po punohet me intensitet për të bërë të mundur që ky segment të jetë në përdorim të drejtuesve të automjeteve në fund të muajit gusht të këtij viti.

Sipas informacioneve, po punohet në lotin 2, për vendosjen e trarëve në viaduktin me gjatësi 210 metra, betonimin e mureve të tunelit si dhe për ndërtimin e pilotave për mbrojtjen e skarpatës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb