Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka vijuar me tonet e forta ndaj mazhorancës nga Fieri, duke u ndalur këtë herë te emrat që sipas tij përfaqësojnë “ekipin personal” të zëvendëskryeministres Belinda Balluku në këtë qark.
“Balluku ka sjellë në Fier jo përfaqësues të qytetarëve, por shokët e saj për t’u dhënë imunitet parlamentar, me shpresën se do i shpëtojë nga burgu,” deklaroi Bardhi, duke përmendur konkretisht kandidaturat e Ceno Klosit dhe Klevis Jahajt.
Ai akuzoi Ceno Klosin, ish-drejtor i Tatimeve, si njeriun që terrorizonte biznesin e ndershëm me gjoba korruptive, ndërsa për Klevis Jahajn tha se ka lënë Mallakastrën në harresë, pa asnjë investim, me mungesë të theksuar të ujit të pijshëm.
“Klevis Jahaj është kujdesur vetëm për tendera korruptivë e klientelistë. Kam dhe një këshillë për të: ndryshoje mallin dhe ule dozën, se shtyllat e Mallakastrës nuk ta kanë fajin që i përplas përditë me makinë,” u shpreh Bardhi, në një deklaratë me tone ironike dhe të drejtpërdrejta.
Gazment Bardhi:
Kë kemi ne përballë në qarkun e Fierit? Kemi ekipin personal të Belinda Ballukut, që fyen çdo socialist të ndershëm, dhe jo më qytetarët e këtij qarku. Kemi shokët e Belindës, Ceno Klosin dhe Klevis Jahaj, që nuk i ka sjell me vete në Fier për të përfaqësuar qytetarët, por për ti dhënë imunitet parlamentar me shpresën që do t’i mbrojë nga burgu.
Bizneset e Fierit e mbajnë mend herët Ceno Klosin, si njëriun që i vendoste gjoba korruptive, vetëm e vetëm që tu nxinte jetën dhe ti falimentonte.
Qytetarët e Mallakastrës e kujtojnë Klevis Jahajn, që si Drejtor Ujësjellsi nuk bëri asnjë investim në Mallakastër, qëështë nja nga bashkitë që ka problemin më të madh me ujin e pijshëm, por u kujdes vetëm për të shtuar të ardhurat e familjes së tij, me tendera korruptiv dhe klientelist. Dhe m.q.s ra fjala tek ky i fundit, një këshillë publike, ndrysho mallin dhe ule pak dozën, se sta kanë fajin shtyllat e rrugës, që një herë në dy ditë i përqafon me makinë.
Qytetarët e Patosit bëjnë barsaleta me premtimet boshe të shoqes Antoneta, që në 2 mandate do të kujtohet vetëm për servilizimin ndaj Belindës, me të famshmen “torta BelaMafia”, ndërkohë që nuk ngriti kurrë zërin që Patosi po shuhet nga varfëria që ka prekur cdo familje.
(BalkanWeb)