TIRANE

Gjatë një deklarate për mediat, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se qeveria ka miratuar kontratën e koncesionit për ndërtimin e aeroportit të Kukësit.

Sipas ministres, kontrata e koncesionit është për 35 vite, ndërsa kontrata për ndërtimin e aeroportit është 24 muaj.

“Sot është miratuar nga qeveria kontrata e koncesionit për aeroportin e Kukësit. Koncesioni i tenderimit u krye në dhjetor 2018. Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit është 35 vite dhe kontrata për ndërtimin e tij është 24 muaj. Për ndërtimin e aeroportit do të punësohen fillimisht 250 persona dhe në fazën finale do të shkojë në 12 mijë të punësuar. Aeroporti pritet të ketë 300 mijë pasagjerë në vit”- tha Balluku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb