Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka zhvilluar një diskutim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, në Vjenë të Austrisë.

Përmes një mesazhi në “facebook”, shoqëruar edhe me foto, ministrja Balluku thekson se ka diskutuar me kryeministrin Zaev për jetësimin e korridorit të VIII, si një projekt ambicioz mes vendeve tona.

“Gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Vjenë, pata mundësinë për të diskutuar nga afër bashkëpunimin tonë rajonal me Kryeministrin e ??Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij”, shkruan Balluku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb