Emisioni “Tak Fak” ishte në Klos në banesën ku jetojnë 11 pjesëtarë të një familje. Kjo shtëpi ka mbetur e vetmja si “sanduiç” mes dy rrugëve nacionale.

Familja me 11 anëtarë ankohet se nuk flenë dot natën nga zhurmat, e megjithëse janë ankuar përmes një letre që i kanë dërguar ministres Balluku, nuk ka asnjë përgjigje.

“U hap rruga e Arbrit dhe rruga ka qenë vetëm për fshatarët. Ne jetojmë 11 persona në këtë banesë dhe rrezikohemi çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë. Këtu nuk flihet natën. Kur e hapim televizorin nuk merret vesh asnjë lla. Shteti që e ka bërë këtë rrugë të na thotë që nuk jemi në rrezik. Ne nuk dalim dot sepse kemi frikë nga makinat. Për problemin i kam shkruar edhe Ballukut.. Më kanë kthyer përgjigje se kanë pyetur komunitetin. Po mua më mbytën”, thotë e zonja e shtëpisë.

Gruaja tregon tregon se dhe hyrja e katit të parë është në mes dy rrugëve.

Në bashkinë Klos, “Tak Fak” bisedoi me n/kryetaren e cila e ka adresuar gruan pronare të shtëpisë mes dy rrugëve, tek  përgjegjësi i ARRSH, për të bërë një kërkesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb