Pas deklaratës ironizuese të kryeministrit Edi Rama në lidhje me qëndrimin e opozitës për çështjen e Eurobondit, vjen një përgjigje nga ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku.

E ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ Tabaku tha se i kishte dëgjuar komentet e Ramës, ndërsa theksoi se kjo tregon edhe batakun ku ka rënë qeveria, e cila sipas saj është në ikje. Ajo pohoi mes të tjerash se do i përgjigjej Ramës gjithmonë me argumente dhe shifra.

“Në fakt më detyrove që ta shoh. E lexova çfarë kishte thënë, pak rëndësi ka kujt i tregohet. Tregon batakun ku ka rënë qeveria. Një qeveri e lodhur, tamam në ikje. S’më bën asgjë. Unë kam pasur mënyrën time me argumente, me shifra, me argumente. Skam folur me të, asnjë komunikim, përveç debateve në Kuvend. Në këtë momente qeveria shqiptare ka nevoje që të tregojë burrështetasi. Përgjigja ime do jetë me shifra dhe argumente. Më vjen keq që ai nuk kupton dhe nuk merr vesh, është fatkeqësi. Ai ka një diploma si mësues në vizatim, unë në Ekonomi. Duhet ta gjykojnë qytetarët se kush flet me fakte dhe shifra. Mua dhe shumë kolegë të PD, na bind se jemi duke bërë gjënë e duhur. Sot ekonomia shqiptare në 7 vite ka vuajtur nga një vjedhje 7.2 mld euro e faktuar nga kontrolli i lartë i Shtetit. Ku kanë shkuar këto para?! Janë marrë 1,5 mld euro borxhe. Ku kanë shkuar këto para? Mos të merret me opozitën. Sharjet për opozitën nuk ofrojnë as punësim, as mirëqenie për qytetarët. Në dhjetor ne kemi pasur konsumimin më të ulët në 15 vitet e fundit. Kjo është fatkeqësi.”, tha Tabaku.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: