Pas mbylljes së votimeve për balotazhin në Turqi dhe nisjes zyrtarisht të numërimit, kanë dalë në dritë edhe rezultatet e para deri më tani.

Sipas raportimeve nga mediat turke, nga 98,52% të votave të numëruara deri më tani, Erdogan është përpara me 52.11% të votave në total, ndërsa Kilindaroglu numëron 47.89% të votave nga elektorati turk.

Kujtojmë se turqit votuan edhe për Asamblenë Kombëtare në raundin e parë më 14 maj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb