LONDER-Mario Baloteli i sjell telashe Liverpulit edhe kur nuk është në fushë. Sulmuesi italian mund t’i mungojë për 5 ndeshje Roxhersit në rast se federata angleze e shpall fajtor për racizëm. Shkaku? Një foto e personazhit të famshëm të lojës “Super-Mario” me diciturën:

“Mos ji racist. Bëhu si Mario. Ai është një hidraulik italian, i krijuar nga japonezët, i cili flet anglisht por ngjan si meksikan… ai vrapon si një zezak dhe grumbullon monedhat si një hebre”. E konsideruar një frazë raciste për anglezët që dihen se sa të ndjeshëm janë në këtë aspekt, Komisioni i Disiplinës në FA ngriti akuzën, ndërsa lojtari reagoi i irrituar:

“Nëna ime është hebraike, kështu që qepeni gojën”. Por më vonë kërkoi ndjesë: “Nuk doja të ofendoja askënd. Postimi kishte për qëllim që të ishte antiracist me humor, por kuptoj që jashtë kontekstit, ai mund të ketë një efekt të kundërt”.

(d.b/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb