Newcastle dëshiron të rikthej Mario Balotellin në Premier League. Sipas “Daily Star”, klubi anglez ka vendosur kontaktet e para me turqit e Adana për të kuptuar nëse ekziston mundësia për të siguruar shërbimet e ish sulmuesit të Man.City dhe Liverpool.

“SuperMario” në fakt është vetëm një nga objektivat e shumtë të pronarëve saudit të cilët dëshirojnë të rikthejnë “qymyrxhinjtë” në majën e Premier League.

Për Balotellin kjo do të ishte një mundësi e shkëlqyer për tu rikthyer sërish në futbollin e rëndësishëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb