Një 23 vjeçar me një problem të veçantë në dorën e tij dhe me një ëndërr në sirtar, të njohë idhullin e tij, Mario Balotelli. Kjo është historia e bukur e Gabriele, vëllai i Amedeo Groeco, njërit prej dy komikëve Pio dhe Amedeo,  i cili falë “C’e posta per te” ka mundur të takojë mitin e tij dhe të marrë dhuratë një makinë.

Sulmuesi i Marsejës po dëgjonte me vëmendje prezantimin e  Gabriele, por kur në studion e Maria De Filipi ndërhyri dyshja e komikëve, ai nuk kurseu batutat me ta. Dy komikët u paraqitën me dhurata të ndryshme në studio, nisur nga fakti që në “Francë ushqehen keq” dhe me një foto të Matteo Salvinit me një dedikim të rremë të personalizuar.

Sigurish e gjitha ishte pjesë e një plani të arkitektur nga Pio dhe Amedeo, të cilët shpresonin të bindin futbollistin t’i blejë një makinë Gabriele, i cili mezi mori dhe patentën. Balotelli më në fund arriti të firmosë kontratën duke emocionuar edhe të riun.

Maria De Filippi vlerësoi edhe gjestin e Balotellit, të cilin e cilësoi vërtet unik.

“Në kaq vite prezantim askush nuk ka bërë një gjest të tillë në studio”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: