Mario Balotellin mund ta shikojmë në La Liga për herë të parë.  Sulmuesi italian ka publikuar një story në Instagram, ku shihet flamuri spanjoll.Kaq ka mjaftuar që nëpër medie të ndryshme të ngrejnë dyshime. Kujtojmë që për Super Marion ka interesim nga Valencia, skuadër kjo e drejtuar nga Gatusso.

31 vjeçari Balotelli ka një karrierë mjaft të pasur. Balotelli ka luajtur në Francë për Nice,  në Itali për Monza, Brescia, Inter dhe Milan, ndërsa në Angli për Manchester City dhe Liverpool. Në edicionin e fundit ka kontribuar për Adana Demirspor në Turqi.

3f45ee5d62c7392bc93f38ab1fa85100 720
3f45ee5d62c7392bc93f38ab1fa85100 720

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: