Mario Ballotelli dhe ish e dashura, nëna e djalit të tij Lion janë në një luftë të hapur në rrjetet sociale mes tyre. Ka qenë futbollisti i pari që ka postuar një mesazh në Story ku shkruhej: ‘Ligji duhet t’i ndalojë femrat të kenë fëmijë kundër vullnetit të burrave, vetëm për të marrë para prej tyre, kjo është diabolike, e trishtueshme dhe imorale’, shkruan Ballotteli. Replika ka ardhur menjëherë nga ish e fejuara e futbollistit. ‘Nuk ka respekt për nënat. E vetmja gjë që bën është të gënjejë gjithmonë’.

Mario Balotelli, 30 vjeç, ka dy fëmijë, Pian, 9 vjeç, e lindur nga lidhja me Raffaella Fico dhe Lion, që ka lindur në shtator të 2017 nga e fejuara me origjinë zvicerane, Clelia. Shpërthimi në rrjetet sociale i futbollistit të Breshas ka qenë shumë i menduar: Familja lind nga dashuria dhe jo nga ajo që të intereson. Nëse ti je beqare, zbavitesh dhe nuk e mban dot veten, nuk mund të përdorësh persona të tretë si bankomat, gjej një punë përpara se të kesh fëmijë. Edhe nëse ligji nganjëherë nuk është i drejtë, Zoti është… dhe dënimi në fund do të jetë hyjnor’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk ka përmendur emra futbollisti, por replika e Clelia ka qenë e menjëhershme: Unë jam viktimë fizikisht dhe mendërisht… Nuk ndalet asnjëherë ka shkruar duke i bërë Tag Mario Ballotellit, për të mos lënë asnjë dyshim për ndjekësit e saj. Historia mes të dyve mbaroi shumë shpejt dhe dashuria i ka lënë vendin zemërimit. Edhe me Raffaella Fico tensionet ishin të shumta. Baloteli kishte kërkuar Adn e vajzës Pia dhe vetëm mbas dy vitesh e njohu atë si vajzën e tij. Tani me modele napolitane raportet janë të qeta dhe ndoshta edhe me nënën e Lion gjërat mund të qetësohen shpejt, për të mirën e djalit të tyre.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb