Ish-e dashura e Mario Balotellit, modelja Avivit Bar Zohar, thuhet se do të bëjë një denoncim ndaj futbollistit me pretendimin se ai e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në diskotekën e njohur “Hollywood” në Milano.

‘El Mundo’ shkruan se Avivit Bar Zohar, ish-banorja e “Big Brother” në Izrael, thotë se Balotelli e ka kapur prej flokësh dhe e ka ofenduar shumë rëndë, pasi nuk i pëlqeu mënyra se si ajo po sillej me djemtë e tjerë në diskotekë.

14624373354923

Por futbollisti ka hedhur poshtë akuzat, duke theksuar se pretendimet e modeles nuk kanë ndodhur kurrë. Sipas Balotellit, askush nuk e ka denoncuar në polici.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: