ITALI- Agjenti i Mario Balotellit, Mino Raiola, ka pranuar se sulmuesi italian mund të kthehet perseri tek Liverpuli.

Ai ka deklaruar per mediat se Balotelli mund të ketë sukses me Jurgen Kloppin, i cili njihet si një trajner që nxjerr shumë nga lojtarët problematike.

“Balotelli mund të ketë sukses tek Liverpuli nën drejtimin e Jurgen Kloppit”, tha Raiol.

Balotelli është i huazuar tek Milani deri në fund të sezonit me opsion blerje, por ai ka patur shumë probleme me demtimet dhe me shumë mundësi do të rikthehet në Angli.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: