Nice fitoi kundër Dijon dhe thellon diferencën me PSG që nuk arriti të fitonte ndeshjen e javës së 18-të teksa u mund nga Guingamp me rezultatin 2:1. Heroi i ndeshjes së sotme ishte sulmuesi italian Mario Balotelli.
Super Mario kishte disa javë që nuk aktivizohej pasi kishte pësuar një dëmtim që e mbajti gjatë jashtë fushave të lojës. Ashtu sikur bënte para dëmtimit, edhe tani Balotelli është kthyer të jetë deçiziv për ekipin e tij.
Italiani i natyralizuar zhbllokoi shifrat me një 11-të metërsh në minutën e 32-të. Me të njëjtën monedhe(11-metërsh) i përgjigjet Taveres i cili barazon përkohësisht rezultatin. Për të kompletuar rikthimin e tij fantastik, Super Mario vendos edhe një herë diktatin në fushën e lojës. Në të 50-ën do të shënontë golin e dytë për Nice dhe të dytin personal duke vulosur rezultatin përfundimtar të takimit.
Me këtë dygolësh, Balotelli arrin kuotën e 8-të golave në kampionat, duke qenë një pikë referimi për skuadrën Franceze të Nice.
Pas 18-të takimeve në kampionat, Nice, mban kreun e renditjes në tabelën e klasifikimit me 43 pikë, ndjekur nga Monaco ne 39-të, por me një ndeshje me pak. Për t’u habitur është fakti se pretendenti kryesor, PSG-ja, gjenden në vendin e 3-të me 36-të pikë, 7 më pak se kryesuesit.
(e.k/BalkanWeb)