BRITANI E MADHE – Balotelli ecën më shpejtësi të madhe, jo në fushën e lojës por me makinën e tij, Ferrari. Futbollisti i kombëtares italiane është ndaluar nga policia angleze për shpejtësi më shumë se 175km/h , ndërkohë që ishte në bordin e makinës së tij tip Ferrari në Tarbock Island rreth mesnatës.

Por kjo nuk është hera e parë që SuperMariondalohet për shpejtësi të tejkaluar. Më datën 3 dhjetor futbollisti i Liverpool-it pagoi një gjobë 1 250 euro dhe iu hoq patenta për 28 ditë. Pas ndalimit nga policia rrugore, futbolli u tha se ishte brenda normave të lejuara dhe se nuk ishte aspak shpejt, por justifikimet e tij nuk “trembën” aspak policinë, e cila vazhdoi me procedurat që ndiqet për raste të tilla.

Gjoba ishte 1 mijë euro, plus 250 euro për shpenzimet ligjore dhe kontribut të aksidenteve rrugore dhe pezullimi i patentës për 28 ditë.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb