Mario Balotelli urinonte në këpucët e lojtarëve të skuadrës së tij. Kështu ka rrëfyer ish-mesfushori i Interit, Kerlon, i cili ishte bashkëlojtar me Balotellin tek Interi për dy vite, nga viti 2008 deri në vitin 2010.

Sakaq, Kerlon ka zbuluar se kurrë nuk ka parë dikë më të jashtëzakonshëm se Balotelli, ndërsa shprehet se veprimi i tij e befasonte pasi ‘Super Mario’ nuk ndiente keqardhje që bënte shaka të tilla. “Balotelli është person shumë i këndshëm dhe i jashtëzakonshëm, por ai bënte disa gjëra të pabesueshme jashtë fushës. Ai kishte shprehi të vinte në stërvitje para të tjerëve dhe të urinonte në këpucët e futbollit të të gjithë lojtarëve. Ishte shaka e tij. Unë kurrë nuk kam parë një djalë 18-vjeçar të bënte atë dhe të mos ndjente keqardhje. Ai u bënte këtë edhe lojtarëve më me përvojë si Julio Cesar e Maicon”, rëfen Kerlon për “ESPN Brazil”.

Ndërkaq, kjo nuk është hera e parë që gjestet e Balotellit janë vënë në qendër të vëmendjes. Kjo pasi në vitin 2011 sa ishte pjesë e Manchester Cityt, ia kishte futur zjarrin shtëpisë së tij me vlerë tre milionë funte në Cheshire duke ndezur fishekzjarrë në tualet. Ai shkaktoi një dëm me vlerë 400 mijë paund.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: