Mario Balotelli ka rënë dakord që të nënshkruajë një kontratë  gjashtëmujore me Olympique Marseille. Lojtari ishte në radarët e ekipeve si Sassuolo dhe West Ham por italiani ka vendosur të qëndrojë në Francë.

Sipas RMC Sport në Francë dhe Sky Sport Italia negociatat kanë arritur një përfundim pozitiv dhe testet mjekësore janë rezervuar për të mërkurën në mëngjes.

Sulmuesi italian do të nënshkruajë një kontratë gjashtëmujore me një pagë më të lartë se ajo që aktualisht ka në Nice. Balotelli ishte i detyruar të gjente një klub të ri pasi që marrëdhëniet e tij me trajnerin Nice, Patrick Vieira  nuk ishin të mira.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: