Ish-presidenti Bamir Topi, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Lajm i trishtë, shprehet Topi, ndërsa shton se ruan një konsideratë të veçantë pas një bashkëpunimi, gati 30-vjeçar.

Mesazhi:

Me trishtim përjetova lajmin e ndarjes nga jeta ne mënyrë te parakohshme te Presidentit Nishani. Përgjatë një njohje e bashkëpunimi gati 30 vjeçar ruaj konsiderata te veçanta te një njeriu te përkushtuar ne te gjitha detyrat qe ka kryer me dinjitet njerezor e profesionalizëm. Me këtë rast të dhimbshëm. I dergoj familjes. Bashkëshortes  e fëmijve ngushëllimet me te sinqerta. U prehtë në paqe. Me respekt Bamir Topi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: