Ish-Presidenti Bamir Topi shpreh mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Presidentit të “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, nga koronavirusi.

Topi thekson se ky ishte një lajm i trishtë, pasi humbëm një mik të kahershëm dhe gjithmonë të mirë. Mes të tjerash, ish-Kreu i Shtetit i shpreh ngushëllime familjes, ndërsa thekson se Hysenbelliu do i mungojë gjithmonë.

“Mengjesi i sotem erdhi i trishte, me nje hidherim te ri shkaktuar nga ndarja prej nesh e nje miku te kahershem, gjithmone i mire, i sjellshem dhe me karakter e cilesi qe imponojne respektin ne cdo kohe. Vertet do te na mungosh i dashur dhe i respektuar Kasem per pershendetjet e ngrohta dhe per misionin tend publik qe e kishe pjese organike te vetedijes tende per te qene i ndershem, i vertete, i guximshem dhe plot etike. Ngushellimet me te sinqerta familjes. U prefsh ne paqe miku im Kasem Hysenbelliu”, thekson Topi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb