Është arritur marrëveshja mes FRD-së, drejtuar nga ish presidenti Bamir Topi dhe Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.

Gazetari Osman Stafa raporton për ‘BalkanWeb’, se ish presidenti Bamir Topi do të jetë pjesë e koalicionit të madh opozitar të krijuar nga kryedemokrati Lulzim Basha për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Pas takimeve intensive të realizuara në selinë e PD, duket se palët kanë arritur ne një marrëveshje për të qenë bashkë në këto zgjedhje. Ende nuk dihen sakaq detaje të marrëveshjes së arritur mes palëve orët e vona të se mërkurës.

Kujtojmë se sot është dita e fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë listën e koalicionit, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb