Disa prej liderëve të disa partive opozitare kanë firmosur sot me kreun e PD-së Lulzim Basha, për të qenë në një koalicion me Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Gazetari Osman Stafa raporton për “Balkanweb” nga selia blu se aktualisht në zyrën e Bashës është Nard Ndoka, që po firmos marrëveshjen mes partisë së tij dhe PD-së.

Më herët, Mediu ishte në zyrën e Bashës dhe u arrit marrëveshja mes PR-së dhe PD-së. Nuk ishte vendosur sesa peshë do të kishte Partia Republikane, ndërsa gjërat tanimë duket se janë më të qarta.

Mediu u shpreh sot se secila parti do marrë kandidat për deputetë në bazë të votave. Shehi, Duka, Dule, Partia e Legalitetit, Idrizi ishin të gjithë në zyrën e liderit demokrat e Ndoka po përmbyll marrëveshjen e tij.

Aleatët ezaurojnë kështu marrëveshjen me PD-në. Kurse, edhe Sali Shehu do jetë në selinë e PD-së, e kjo lëvizje rikthen Frymën e Re Demokratike në Partinë Demokratike. Bamir Topi “rikthehet” kështu në PD. Basha krijon kësisoj një koalicion të gjerë opozitar.

11:25 – Teksa po afrohet data e zgjedhjeve të 25 prillit, duket se kampi i opozitës së bashkuar po zgjerohet. Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Osman Stafa, referuar burimeve, theksoi se ka ditët e fundit ka pasur disa takime mes përfaqësuesve të PD-së dhe atyre të FRD-së, partisë së Bamir Topit.

Duke iu referuar këtyre burimeve, Stafa thekson se ka pasur takime intensive, ndërsa ka sinjale pozitive për arritjen e një marrëveshje. Kujtojmë se Topi në zgjehdjt e 2015-ës ka qenë në koalicion me maxhorancës, por më pas ‘rrugët’ u ndanë, ndërsa tashmë duket se ish-presidenti do të bashkëpunojë me PD-në.

Po ashtu mësohet se Balli Kombëtar Demokrat i drejtuar nga Artur Roshi, që aktualisht është në parlament, do i bashkohet koalicionit opozitar.

Kujtojmë se sot është dita e fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë listën e koalicionit, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: