TIRANË

Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 foli për krizën politike dhe lojtarët e saj. I pyetur se a mund të shkojë Shqipëria në zgjedhje të parakohshme, ish-Presidenti edhe pse nuk dha një përgjigje konkrete, shprehi kritika të forta për kryeministrin, opozitën dhe për vetë parlamentin. Ai theksoi se Kuvendi i Shqipërisë sot ka përfunduar në një situatë shumë të keqe dhe kjo faktohet nga përbërja e tij.

Gjithashtu ish-kreu i Republikës, Bamir Topi dha mendimet e tij për reformën në drejtësi, për të cilën tha se beson fort në realizimin me sukses të saj. Sipas tij, ajo që e bën të besojë është se ajo është në duart e partnerëve ndërkombëtarë. Gjithashtu ai foli është për  ngritjen e Komisionit Hetimor, i cili u ngrit për të hetuar veprimtarinë e Metës mbi zhdekretimin e  zgjedhjeve  lokale të 30 qershorit

Pjesë nga intervista:

Mund të shkojmë më zgjedhje të parakohshme?

Nuk kam parë një kryeministër më të dobët  në këto vite të tranzicionit. Më duket kryeministër i dobët. Është komod, sepse nuk ka askënd që t’i dalë, sepse në dorë debatin e kanë marrë studiot televizive. Presidenti gjykohet për mënyrën se si e ushtron funsionin nga pikëpamje politike, por edhe kushtetuese. Kjo maxhoarancë është komode se nuk ka gjë përpara. Ky komoditeti nuk mund të vazhdojë më. Përbërja e parlamentit është për të qarë hallin. Prilli i 2008, është ajo marrëveshje që ka krijuar këtë krizë, që ju me të drejtë thoni se ka prekur fundin.

Si e konsideroni reformën në drejtësi, ka dështuar apo ka suksesin e saj?

Reforma në drejtësia është një nga reformat më të rëndësishme jo vetëm të kohën që jetojmë, por të gjithë tranzicionit. E mbështes se është marrë në përgjegjësinë e partnerëve tanë strategjikë. Problemi është tek implementimi. Ky implementim iu është besuar  aktorëve shqiptarë, unë them se janë të dobët. Do të realizohet.  Pas 2008 ndodhesha në një situatë shumë interesante, sepse isha nën sulmin violent të atyre që më kishin zgjedhur dhe nga një braktisje e opozitës, që sot është maxhorancë. Në raste se nuk do të kisha pasur ndihmën e ndërkombëtarëve do të isha i izoluar, unë nuk isha i izoluar. Kam pasur një mbështetje të fortë nga SHBA, ambasadorja britanike, ambasadorja gjermane dhe ambasadori i BE. Sot situata është pak ndryshe. Nuk më takon mua të interferoj.  Ky vend nuk mund të dalë nga një situtatë pa marrë përgjegjësitë.

A do ta arrijë ta shkarkojë Komisioni Hetimor Metën?

Me sa duket kjo betejë arriti në një situatë të tillë që kryeministri e pa si një barrierë shumë të fortë, sepse shumë nga ligjet janë kthyer në Kuvend. Ai e ka parë Metën si një pengesë, dhe në këtë kuptim ai ka hyrë në këtë rrugë dhe janë dy elementë: Parlamenti, të cilin ai e ka në dorë, por është edhe një Gjykatë Kshtetuese dhe mënyra se si do të kompozohet. Unë  vështrimin  e hedh përtej kufijve të shqipërisë, e hedh tek partnerët tanë. Kanë një kulturë politike dhe në fund janë ata që kanë thënë se kur duhet bërë diçka: nuk ke shans që mos ta bësh!

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: