Persona të armatosur kanë bastisur një universitet shtetëror në Nigeri, ku kanë rrëmbyer të paktën 80 studentë, shumica prej tyre janë vajza, informon CNN.

Sipas policisë, pesë mësues u rrëmbyen dhe një oficer policie u vra në një shkëmbim zjarri me autorët e sulmit.

“Ata vranë një polic, thyen portën dhe shkuan drejt e në klasat e studentëve,” tha Usman Aligiou, një profesor në shkollën ku ndodhi sulmi, duke shtuar se shumica e studentëve të rrëmbyer ishin vajza.

Ky është sulmi i tretë, që ndodh në më pak se tre javë në Nigerinë veriperëndimore dhe qendrore, që ka synim rrëmbimin e nxënësve apo studentëve.

“Autoritetet po kërkojnë për personat e armatosur që sulmuan Universitetin Publik Birin Yuri në shtetin Kebi”, tha policia dje në një deklaratë. Sipas banorëve, personat e armatosur vranë 5 persona, 4 prej të cilëve ishin studentë. Sidoqoftë, ky raport nuk është konfirmuar nga autoritetet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb